Izolimi i rreptë 54-ditor kundër koronavirusit në Francë përfundoi zyrtarisht sot, por shumë kufizime mbeten ende në fuqi.
Tashmë francezët do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë pa nënshkruar një deklaratë me arsyen pse kanë dalë dhe do të rihapen shumica e dyqaneve dhe vendeve të punës.
Megjithatë, në një vend me një nga numrat më të lartë të viktimave në Evropë nga COVID-19, autoritetet do të përpiqen të mbajnë grumbullimet sociale në minimum.
Sipas qeverisë, kushdo që mund të vazhdojë të punojë nga shtëpia duhet të bëjë akoma. Kafenetë dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.
Shkollat fillore do të rihapin gradualisht duke filluar këtë javë, ndërsa shkollat e mesme javën e ardhshme, vetëm në zonat më pak të prekura nga COVID-19./ Tv Malisheva