Eshtë ndarë nga jeta në moshën 19 vjeçare Andrea Rinaldi, mesfushori i të rinjve të Atalantas i huazuar te Legnano në Ligën D italiane.
Rinaldi pësoi një aunerismë celebrale përpara dy ditësh, teksa mjekët në spitalin e Vareses nuk ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.
Futbollisti i talentuar ishte në shtëpi duke u stërvitur individualisht, teksa papritur nuk u ndie mirë dhe u transportua në spital, aty ku përpara pak minutash ka ndërruar jetë, raportojnë mediat italiane.
Lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit 19 vjeçar, është konfirmuar edhe nga menaxheri i tij.