Ministri në detyrë i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala pasi ia mori AAK-së një asamblesit, ka bërë të ditur se në Nisma është anëtarësuar edhe një nga ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ai ka shkruar se anëtari më i ri i Nismës, Shkumbin Tërpeza, ish luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Vizioni i NISMA-së po bashkon qytetarët gjithandej vendit.Anëtarësimet e figurave të ndryshme, si profesionist, student, veteran e invalid të luftës, njerëz që bënë historinë dhe sollën lirinë na obligon të vazhdojmë punën, të bashkojmë njerëzit tanë për shtetin tonë.Kisha kënaqësinë që sot bashkë me kandidatin për deputet Bekim Brestovcin, i uruam mirësëardhje në NISMA, Shkumbin Terpezës, luftëtarit të orëve të para të UCK-së.

Share.