210 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe si rezultat i koronavirusit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 32.065.
3,877 persona të tjerë u infektuan, kështu që numri i personave të infektuar me koronavirus u rrit në 223.060, sipas Worldometers.
Britania e Madhe renditet e dyta në botë në numrin e vdekjeve, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, transmeton TVMalisheva
Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi mbrëmë një plan për të dalë nga masat kufizuese të vendosura për shkak të koronavirusit, por paralajmëroi që të gjithë duhet të bartin maska për fytyrë, pasi Covid-19 do të mbetet në mesin e njerëzve për një kohë të gjatë, transmeton TVMalisheva