Dy yjet e PSG-së, Neymar dhe Mbappe janë të lidhur ngushtë tash e një kohë të gjatë për një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez.

Mirëpo është bashkëlojtari i tyre, Ander Herrera i cili beson se të dy këta lojtarë dëshirojnë të qëndrojnë në PSG, pasi të dy ja kanë thënë një gjë të tillë atij.

“Mbappe dhe Neymar janë akoma në PSG dhe aq më tepër me situtën në të cilën gjendemi. Kam darkuar me Neymarin para karantinës dhe dëshiron të jetë pjesë e projektit të PSG-së. Ai kurrë nuk ka qenë më i lumtur se tani në Paris”, deklaroi Herrera.

Kujtojmë që Neymar është i lidhur me një rikthimin në Barcelonë, ndërsa Mbappe kërkohet tash e një kohë të gjatë nga Real Madrid./Tv Malisheva

Share.