Ndërkohë që shumë vende kanë liruar masat izoluese, numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të rritet Së fundmi numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milon e 256 mijë e 123.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 287 mijë e 336 persona. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 1 milion e 527 mijë e 617 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 385 mijë e 834 të infektuar dhe 81 mijë e 795 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e dyta ku në total ka 268 mijë e 143 raste dhe 26 mijë e 744 të vdekur. Ka ndryshuar renditja, ku Mbretëria e Bashkuar tashmë ka kaluar në vendin e tretë me 223 mijë e 060 raste dhe 32 mijë e 065 të vdekur. Më pas vjen Rusia e cila raporton për 221 mijë e 344 raste me koronavirus. Në Rusi ka një numër të ulët të vdekjeve, ku raportohen 2 mijë e 9 të vdekur.

Në vendin e 5 renditet Italia me 219 mijë e 814 raste dhe 30 mijë e 739. Pas Italisë renditet Franca me 177 mijë e 423 raste dhe 26 mijë e 643 të vdekur./ Tv Malisheva

Share.