Bilanci ditor i SHBA-së ka kaluar nën pragun e 900 të vdekurve nga koronavirusi për të dytën ditë radhazi, me 830 të vdekur të regjistruar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi regjistroi një ditë më parë një bilanc prej 776 të vdekur si pasojë e COVID-19, sipas shifrave të Universitetit të aktualizuara në vazhdimësi.

Ky numër viktimash vazhdon të rëndojë bilancin total të epidemisë në territorin amerikan, që ka tejkaluar 80 000 të vdekur.

SHBA-ja regjistron gjithashtu më shumë se 1,34 milionë raste të diagnostikuara me COVID-19, sipas Universitetit, Johns Hopkins./ Tv Malisheva

Share.