Drejtori sportiv i RB Leipzig, Markus Krosche ka thënë se Milot Rashica është lojtar interesant, por nuk shton se ka synime për transferimin e tij.
Krosche ka reaguar ndaj një raportimi të bërë nga Bild ku pretendohej se klubi që ai udhëheq do të jetë i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për Milot Rashica e Werder Bremen.
“Milot është interesant. Por ka lojtarë dukshëm më interesantë. Në thelb, ne natyrisht që jemi gjithmonë të shqetësuar për skuadrën tonë të së ardhmes”.
“Por kjo është akoma larg, përqendrimi ynë është te rifillimi i Bundesligës të shtunën”.
“Pas kësaj, ne do të shohim se cilat kushte mbizotërojnë dhe sa kemi mundësi, kështu që mund të merremi me këtë temë në terma më konkretë”, ka thënë Krosche për Bild.
Rashica ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh në kontratën e tij me Werder Bremenin. /Tv Malisheva