LAJM I FUNDIT, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin duke e dënuar me 5 vite burg. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3.4 vite në shërbim prove.

Dënimi reduktohet në 3 vite dhe 4 muaj. Nuk do të shkojë asnjë moment në burg, por është i detyruar që të paraqitet para shërbimit të provës. E ka të ndaluar të merret me politikë.

Prej orës 11:30 deri në 10: të darkës, përreth 10 orë në Dhomën e Këshillimit, treshja e gjyqtarëve që kanë në dorë çështjen Tahiri, kanë marrë vendimin për një nga gjyqet më të bujshme në historinë e politikë shqiptare.

Gjyqtarët që vendosën për ish-ministrin e Brendshëm janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Procesi u ndoq nga afër edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane.

Tahiri akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë, trafik të lëndëve narkotike dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin, 8 vite me gjykim të shkurtuar.

Share.