Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se nuk ka linja të kuqe për dialogun, por ka parametra.
Ai kështu ka thënë në një intervistë për portalin kossev.info, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është kundër idesë për ndryshim kufijsh, transmeton klankosova.tv.
“Unë mendoj se duhet të kemi kujdes. Nuk i takon bashkësisë ndërkombëtare ta përcaktojë se cila është rruga përpara. I takon Kosovës dhe Serbisë”.
I pyetur se a do ta mbështeste Mbretëria e Bashkuar çdo marrëveshje që arrihet midis Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Abbott ka thënë jo.
“Jo, nuk mendoj se ka qenë pozicioni ynë. Ju e dini se ne kemi një pozicion rreth çështjes së ndryshimit të kufijve”.
“Ne së bashku me të tjerët, nuk besojmë se është një mënyrë pozitive për të ecur përpara. Por, ne do të shohim se si do të zhvillohen negociatat brenda disa parametrave”.
“Linjat e kuqe janë fjalë të vështira – mendoj se parametrat janë fjalë më të mira”.