Kohë më parë, punëtoria Albermo e kishte kthyer një Toyota RAV4, që të duket sikur një Lamborghini Urus, me pjesën e përparme shumë më të fryrë dhe disa shtesa në pjesën e pasme.
Nga e njëjta punëtori, tani është përditësuar një Toyota Prius, me pjesë të ndryshme nga Ferrari, që të ngjajë shumë me modelin Portofino.
Sikur te versioni i RAV4 të kthyer në Urus, dritat kanë mbetur të njëjta, por është ndryshuar pjesa e përparme, me grill më të madhe me ngjyrë të zezë, si dhe disa ndryshime në pjesën e pasme, që të ketë dukje shumë më agresive.
Me këto ndryshime, që kushtojnë rreth 2,000 euro, mund të vijnë edhe shenjat në pjesën e jashtme sikur të makinave të garave, si dhe logoja false, por duket si një Ferrari i rrejshëm.
Andaj, do pëlqehej më shumë si një Toyota Prius i modifikuar, por pa shtimin e pjesëve të panevojshme për t’i dhënë dekor sportiv./ Tv Malisheva