Ralf Rangnick thuhet se i ka kërkuar falje Ivan Gazidis pasi e zbuloi në publik interesin e Milan për të.

Rangnick konfirmoi se ai kishte zhvilluar bisedime me Milanin para pandemisë koronavirus dhe kërkoi një fuqi të plotë brenda klubit nëse do bëhej trajner.

Kjo bëri që drejtori teknik Paolo Maldini të akuzojë trajnerin aktual të RB Leipzig për mungesë respekti për ata tashmë në ‘San Siro’.

Tani, Il Giornale pretendon se CEO Gazidis gjithashtu nuk ishte i kënaqur me komentet, duke çuar në një bisedë midis palës.

Gazeta, megjithatë, siguron që gjermani e argumentoi situatën: ”Unë isha në makinën time, po shkoja në një ngjarje bamirësie dhe m’u bë pyetja”. / Tv Malisheva

Share.