Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami gjatë prezantimit të punës 100 ditë të Qeverisë Kurti, fillimisht pati edhe një reagim në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme.

Ministrja në detyrë, Bajrami ka reaguar kur Kurti e ka quajtur LDK-në parti të regjimit të vjetër që ka bashkëpunuar me presidentin për të ardhur në pushtet.

Sipas saj, pas mocionit kanë kërkuar nga LDK-ja që t’i lirojnë pozitat e ministrave, por që një gjë e tillë nuk iu është aprovuar nga lideri i partisë, Isa Mustafa.

Bajrami: Nuk mund të konsiderohemi si ministra të suksesshëm nëse sipas Kurtit i takojmë një regjimi të vjetër

“Po i jap vetës të drejtë vetës ndoshta edhe pa të drejtë që të bëjë disa komente. Për ne si ministra të LDK-së kjo periudhe sidomos pas mocionit të votëbesimit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Para së gjithash, ju e dini të gjithë se ne në momentin kur ka rënë Qeveria, të gjithë si ministra kemi kërkuar nga partia që të lirojmë këto pozita, mirëpo na është kërkuar nga kryetari i partisë Isa Mustafa, që ne në kohë pandemie të vazhdojmë punën aty ku jemi dhe të mos bëjmë politikë. Andaj, I nderuari kryeministër unë kërkoj mirëkuptimin tuaj, sepse gjatë kësaj kohe jemi munduar që të japim maksimumin dhe konsideroj që nuk mund të konsiderohemi si ministra të suksesshëm në qoftë se sipas jush I takojmë një regjimi të vjetër. Nuk mund të konsiderohemi si ministra të pa korruptuar në qoftë se sipas jush ne I takojmë një familje politike pjesë e të cilës jemi, që qenka në mbrojtje të së keqës dhe korrupsionit. Na lejoni kryeministër që të bëjmë punën dhe të japim maksimumin ashtu siç kemi bërë”, theksoi Bajrami.

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami foli edhe për punën që ka bërë në Ministri për këto 100 ditë, e cila theksoi se është fakt se arsimi në Republikën e Kosovës aspak nuk është në gjendje të mirë dhe qysh në ditët e para është skanuar gjendja në arsim me qëllim që të adresohet dhe impeentohet program qeverisës.

Ajo ka flur edhe për mësimin online që po zhvillohet në distancë në kohë pandemie, teksa tha se komuniteti serb ka refuzuar ofertën për mësim online, dhe kanë punuar me atë nga Serbia.

Bajrmai: Komuniteti serb po ndjekin mësimin në distancë të ofruar nga Serbia

“Përreth një muaj në shkollën ‘Qmail Batallli’ janë gjiruar një mijë e 800 njësi mësimore, video gjirme të tille gjithashtu po bëhen edhe në Prizren në shkollën ‘Emin Duraku’ në gjuhën turke dhe boshnjake. Të njëjtën ofertë iu kemi bërë edhe komunave të komunitetit serb, mirëpo kanë refuzuar. Kanë thënë se ata po ndjekin mësimin në distancë të ofruar nga Serbia”, thotë ajo.

Po ashtu në këtë mbledhje të qeverisë që është duke zhvilluar ende punimet, janë duke diskutuar edhe ministra të tjerë. / Tv Malisheva

Share.