Numri i pacientëve që vdiqën nga Covid-19 në spitalet britanike në 24 orët e fundit është 494, dhe numri i përgjithshëm i viktimave është 33.186, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Britanisë së Madhe.

Sipas të dhënave zyrtare, 87.063 njerëz u testuan dje, pothuajse 13.000 më pak se 100.000 që qeveria planifikoi t’i nënshtrohej testimit ditor.

Deri më tani, janë testuar gjithsej 1.522.258 persona, nga të cilët 229.705 janë pozitivë./ Tv Malisheva

Share.