Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e Qeverisë, i ka thënë kryeministrit Kurti se është ndier i ofenduar nga fjala e tij kundër LDK-së.

Kurti në mbledhjen e 100-ditëshit të Qeverisë derisa ka akuzuar rëndë LDK-në se po ia marrin pushtetin, ka thënë se ministrat e LDK’së kanë punuar mirë.Abdixhiku i ka thënë se është ndier i ofenduar nga fjalimi i tij, sepse thotë se e përfaqësojnë LDK’në me krenari dhe çdo fyerja ndaj partisë së tyre është edhe ndaj ministrave.

“Më lejoni të ju falënderoj juve kryeministër për mbështetjen që e keni dhënë ju dhe kabinetin dhe gjithë anëtarët e Qeverisë, besoj se kemi punuar mbarë e mirë. Më lejoni të theksoj se gjysma e këtij kabineti paraqet një kulturë dhe një forcë politike. Dhe, e përfaqëson me krenari, përfaqëson LDK’në. Prandaj cdo lavdatë ndaj punës tonë është lavdatë ndaj LDK’së dhe cdo kritikë ndaj LDK’së është kritikë ndaj neve. Cdo fyerje ndaj LDK’së është fyerje ndaj nesh. Ndjehem i ofenduar prej pjesës së fjalimit që e ofendon LDK’në. Ne nuk u bëmë pjesë e këtij debati, sepse përderisa përfaqësojmë Qeverinë, e përfaqësojmë çdo qytetar të Kosovës dhe ndoshta kjo është pjesë e kulturës tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se njëri prej sukseseve më të mëdha ka qenë kthimi i qytetarëve në Kosovë gjatë kohës së pandemisë.

“Një ndër çështjet e para ka qenë tenderi i autostratës për Gjilan që ishte shpallur i jashtëligjshem. Po ashtu edhe për autostradën Arben Xhaferi i kemi anuluar kushtet për ndërtimin e lagjes afër Badovcit. Kemi ndarë buxhet për Mitrovicë. Në raport me donatorët kemi qenë në kontakt për ujrat në Anamoravë. Sa i përket menaxhimit të pandemisë kemi qenë të përfshirë para shfaqjes të lajmit të parë. Njëri prej sukseseve më të mëdha ka qenë edhe kthimi i qytetarëve në Kospvë . dhe djmi qenë të angazhuar në transprotine mallrave për shkak të pandemisë.Qdo lëvdatë ndaj punës sonë është ndaj LDK-së”, tha ai./ Tv Malisheva

Share.