Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, fjalën e tij për raportin 100 ditësh në krye të këtij dikasteri e nisi duke thënë se është krenar që i përket LDK-së dhe i tillë do të mbetet.
Ai tha se ministrat e LDK-së gjatë kësaj periudhe pas mocionit nuk kanë bërë politikë, por janë angazhuar maksimalisht në detyrat e tyre.
Mustafa: Jam krenar që jam LDK
“Dua të theksoj edhe njehërë që ne, anëtarët e këtij kabineti qeveritar që vijmë nga radhët e LDK-së, gjatë kësaj periudhe nuk kemi bërë politikë, por kemi dhënë maksimumin tonë në ministritë të cilët i udhëheqim. Si pasardhës i një nga tre themeluesit të LDK-së, unë jam krenar që jam LDK dhe i tillë do të mbetem”, tha Mustafa.
Gjatë fjalës së tij , ai përmendi sfidat me të cilat është përballur si dhe punët që janë bërë me qëllim përkrahjen maksimale të bujqve të Kosovës./ Tv Malisheva