Pas katër rasteve të djeshme, IKSHPK-ja sonte ka bërë të ditur se në nivel vendi janë gjithsej tetë raste të reja, prej tyre asnjë në kryeqytet.

E kjo ka relaksuar të parin e Prishtinës i cili e ka quajtur këtë një ditë të mirë për të gjithë vendin.

“Sot ditë më e mirë për krejt Kosovën, 8 raste të reja (dje 24), e Prishtina 0 (dje 4). Kjo na jep shpresë për të ardhmen e afërt. Maskat janë shumë me rëndësi. Të testuarit, edhe pse negativ duhet të qëndrojnë në vetizolim”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka 79 raste me koronavirus, prej tyre një me përfundim fatal/TVMalisheva

Share.