Me dyshimin se TikTok i ka shkelur rregullat e privatësisë, autoriteti Holandez i Mbrojtjes së të Dhënave, ka filluar një hetim të gjerë për këtë platformë shumë të popullarizuar.

Hetimi do të shqyrtojë nëse TikTok po e mbron në mënyrë të duhur privatësinë e fëmijëve, bazuar në ligjin e Holandës dhe Rregullores së Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave.

“Ne do të hetojmë, nëse ky aplikacion ka një dizajn miqësor ndaj privatësisë” tha Monique Verdier, nënkryetari i institucionit që i ka nisur hetimet.

“Do të kontrollojmë gjithashtu, nëse informacioni që TikTok ofron kur fëmijët e instalojnë atë dhe e përdorin aplikacionin, është i lehtë për t’u kuptuar dhe shpjegon në mënyrë të duhur se si mblidhen, përpunohen dhe përdoren të dhënat e tyre personale.”

Janë duke u bërë hetime të hollësishme, nëse TikTik kërkon lejen e prindit, nëse fëmija tyre mund të shikojë materialet që ofron.

Popullariteti i TikTok është rritur shumë gjatë pandemisë COVID-19 dhe ofruesi i inteligjencës së tregut Sensor Tower, vlerëson se kjo platformë është aplikacioni i dytë më i instaluar gjatë muajit prill në mbarë botën, me më shumë se 107 milion shkarkime.

Aplikacioni në pronësi kineze, ka qenë edhe më parë nën hetime nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, për rregullat e të dhënave të lidhur me intimitetin e përdoruesve./ Tv Malisheva

Share.