Sezoni i futbollit në Premier Ligën e Anglisë duhej të nisej më 12 qershor, mirëpo ditëve të fundit janë shtuar zërat se futbolli anglez mund të përjetojë edhe një shtyrje të terminit të paraparë dhe të nis më 19 qershor.
Trajnerët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth datës së 12 qershorit, duke thënë se është kohë e shkurtër për të përgatitur lojtarë.
Ndërkohë “The Guardian” shkruan se data për rifillimin e Premier Ligës mund të shtyhet deri më 19 qershor, shkaku i përgatitjeve dhe sigurisë së futbollistëve.
Nga kampionatet e njohura evropiane, në fundjavë fillon Bundesliga, ndërsa Serie A, planifikon të rikthehet më 13 qershor./ Tv Malisheva