KFF, ” Kijeva ” përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me pamundësimin e lojës

Ja postimi i plotë ”

-Njoftojmë opinionin e gjerë dhe gjithë sportdashësit që ndeshja e xhiros së 3-të kundër Kff Bazelit e paraparë të zhvillohet sot nga ora 14:00 në Stadiumin “Liman Gegaj” na u pamundësua si rezultat i mos kordinimit të orarit të ndeshjes nga Fc Malisheva të cilët nuk respektuan orarin zyrtar të ekipit tonë por ata kishin futur lojtarët në fushë dhe nuk na liruan terminin për zhvillimin e ndeshjes.
-Siç e shihni edhe në fotot më poshtë, postimi në faqen tonë është bërë në ora 10:54, (18.09.2019) ndërsa nga ekipi i Fc Malisheva në ora 19:24 (18.09.2019), dallimi në kohë i postimeve ka një periudhë kohore mbi 7 orë.
-Ekipi ynë i ka njoftuar me kohë edhe Federaten e Futbollit të Kosoves për orarin e ndeshjes së sotme.
-Kjo situatë nuk i shërben aspak zhvillimit të sportit në Malishevë, përkundrazi po e pengon dhe po e pamundëson zhvillimin dhe krijimin e klubeve të reja të cilat po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në angazhimin e shumë të rinjëve e të rejave në sport duke i larguar nga dukuritë e ndryshme negative.
-Kërkojmë nga organet kompetente që njëherë e mirë t’i sqarojnë gjërat dhe të mos dalim qesharak dhe jo serioz para prindërve, dhe mysafirëve tonë të nderuar!
-Pa marë parasyshë pengesave, sfidave dhe vështirësive që do të na paraqiten ne do të qëndrojmë të palëkundër drejtë arritjes së synimeve për zhvillimin e sportit në veçanti avancimin e klubit tonë.
-Shpresojmë që situata të tilla të mos ndodhin asnjëherë !
Me respekt stafi i Kff Kijeva!

Share.