Numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën vazhdon të përkeqësohet.
Më shumë se 300,000 kanë vdekur (300.074, për të qenë të saktë) dhe 4.5 milion njerëz janë infektuar që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1.448.460 raste deri më tani.
Shteti më i prekur në SHBA, me të paktën 340,661 raste dhe 27,477 vdekje, është New York.
Pas SHBA-së radhiten Spanja me 272.646 raste, Rusia me 252.245, Britania me 233.151, Italia me 223.096, Brazili me 197.838, Franca me 178.878 dhe Gjermania me 174.636 raste me COVID-19.
Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, në Turqi deri më tani janë konfirmuar 144.749 të diagnostikuar me virusin./ Tv Malisheva