Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që të mos bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai ka thënë se do të pranojë çdo vendim të Kushtetueses përkitazi me dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

“Presidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet për dekretin e mandatimit të Avdullah Hotit. Qenësore për demokracinë e Kosovës është që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur pa presion nga e cila do palë. Askush nuk mund ta bllokojë vendin dhe institucionet e shtetit. Për këtë arsyeje ftoj që të gjithë të kontribuojnë në formësimin e institucioneve”, ka thënë Thaci në një konferencë për media.

Ai ka porositur që karantinimi në konvikte të bëhet pa qasje selektive politike, teksa ka falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët, por edhe IKSHP-në për punën e mirë kundër COVID-19

“Kosova deri tash është përballur me sukses me Covid-19. Ritheksoj edhe njëherë mirënjohjen e lartë për infermieret dhe tërë stafin mjekësor e IKSHPK për punën e palodhshme që kanë bërë në shërbim të qytetarëve”, tha Thaçi./ Tv Malisheva

Share.