Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 21-vjetorin e rënies.Limaj ka shkruar në ‘Facebook’, se Fehmi e Xhevë Ladrovci janë shembulli i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjecar për liri e pavarësi.

“Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i Limajt:

Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me pietet një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevë Lladrovcin. Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi. Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza. Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit! Lavdi dëshmorëve të kombit!

Share.