Sot do të zhvillohet derbi i javës së 6 në Premier Ligën Angleze mes Chelseas dhe Liverpoolit.
Skuadra e Liverpoolit e cila është liderë në renditjen tabelare, ende nuk ka pësuar humbje dhe nga pesë ndeshjet e para të zhvilluara ka marrë gjithsej 15 pikë.
Ndërsa Chelsea renditet në vendin e nëntë, me gjithsej 8 pikë të grumbulluara pas 5 ndeshjeve të para.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve të shënuara javën e kaluar. Skuadra e Jurgen Klopp mposhti Neëcastle ndërsa Chelsea arriti të marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim tek Wolves.
Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Zouma, Christensen, Tomori, Alonso; Jorginho, Kovacic; Ëillian, Abraham, Barkley
Liverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Mane, Firmino.
Ndeshja mes Chelseas dhe Liverpoolit fillon nga ora 17:30.