Veprimtari dhe ish deputeti i Kosovës, Hydajet Hyseni ka shkruar në profilin e tij në facebook, për Heroin Rifat Berisha: “Rifat Berisha ishte nga atdhetarët qe per lirine punonin dhe luftonin me të dy krahët, me të majten dhe me të djathten. Qysh i ri ai vuri lidhje me emra të shquar atdhetarë e progresistë, pavarësisht nga bindjet e tyre. Ai përmbahej motos së rilindasve “ E dashura mëmëdhe, të dua ashtu si je”, dhe e donte Shqipërinë sido që te ishte, por angazhohej që ajo të ishte sa më e pavarur, sa më e fortë dhe sa më përparimtare. Kur udheheqja e Shqiperise angazhohej për Kosovën dhe lirinë e saj ai ishte me të, por kur ajo injoronte dhe ndiqte veprimtarët dhe vriste luftëtarët atdhetarë, Rifat berisha bashkohej me ata që kërkonin ndryshim e demokratizim”
Postimi i plotë:
Rifat Berisha – model i atdhetarit luftarak dhe ushtarakut atdhetar
(Në përvjetorin e betejës në Berishë e Gajrak)
Rifat Berisha dhe familja e tij e madhe atdhetare, përbëjnë jo vetëm njërin nga shembujt më të bujshëm të përkushtimit, qëndresës dhe përballjes titanike kundë pushtuesëve të njëpasnjëshëm, por përbën pa dyshim edhe njërin nga gurët themeltarë të Lëvizjes dhe kryengritjes së ringjallur çlirimtare kundër tradhëtisë titoiste dhe ripushtimit serbomadh që kulmoi me Epopenë e lavdishme dhe fitimtare të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtritë tona të tjera poashtu Çlirimtare..
Sot, kur ne u përkulemi me respekt veprës së Rifat Berishes dhe heronjve tjerë të plejades së tij atdhetare, duket sikur edhe ata përkulen dhe u bëjnë homazh dëshmorëve të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare të Adem Jasharit me shokë, që realizuan ëndërren e brezave të shumtë dhe mundesuan ringjalljen e Rifat Berishes me shokë e vëllezer, ringjalljen e epopesë së tyre të lavdishme. Duket sikur na e bartin dhe na e përsërisin porosinë e brezave çlrimtarë për përbashkim të gjerë e veprues rreth kauzës së përbashkët dhe flamurit tonë të shenjtë , për vazhdimësi të luftës dhe përpjekjeve çlirimtare e paravajtëse si dhe për ruajten e pastërtisë së vlerave dhe idealeve sublime të xherdanit te brezave atdhetarë.
Biografia e Rifat Berishës në një mënyrë dhe në masë të madhe përkon me historinë e Kosovës dhe tokave tjera të robëruara gjatë gjysmës së parë të shekullit që shkoi.
Rifat Berisha shkriu, në personin e tij, mençurinë e odës drenicake të Derës së Tahir Berishës, me frymen atdhetare dhe dashurine amtare që gjeti në shkollë ushtarake në Shqipërinë nënë që njëkohësisht ishte edhe një shkollë e madhe patriotizmi e shqiptarizmi. Shkollimi i tij në Shqipëri i mundësoi që të njihtë atdhetarë, ushtarakë dhe inetelektualë të shquar të të gjitha profileve dhe nga të gjitha viset shqiptare…
Rasti e deshi që një kohë ta kalojë i anagazhuar në armën kufirit, madje pikërisht në kufirin shqiptaro-shqiptar, kufi të cilin, siç shprehej ai, ëndërronte ta sheshonte e ta zhbënte një ditë.
Rifat Berisha ishte nga atdhetarët qe per lirine punonin dhe luftonin me të dy krahët, me të majten dhe me të djathten. Qysh i ri ai vuri lidhje me emra të shquar atdhetarë e progresistë, pavarësisht nga bindjet e tyre. Ai përmbahej motos së rilindasve “ E dashura mëmëdhe, të dua ashtu si je”, dhe e donte Shqipërinë sido që te ishte, por angazhohej që ajo të ishte sa më e pavarur, sa më e fortë dhe sa më përparimtare. Kur udheheqja e Shqiperise angazhohej për Kosovën dhe lirinë e saj ai ishte me të, por kur ajo injoronte dhe ndiqte veprimtarët dhe vriste luftëtarët atdhetarë, Rifat berisha bashkohej me ata që kërkonin ndryshim e demokratizim.
Me bindje ai ishte demokrat antifashist dhe nuk mashtrohej leht nga fasadat demagogjike, por kur konteksti historik kriojoi mundësinë për hapjen e shkollave shqipe dhe përhapjen e vetëdijes dhe frymës së shqiptarisë edhe në viset e roberuara shqiptare , Rifat Berisha nuk u hamend që ta ndihmonte këtë process edhe duke u angazhuar vetë në postin e nënprefektit por edhe duke sjellë mësuesë nga Shqipëria e kohës, siç do të sillte më vonë edhe pas luftës. Ishte zyrtar I pushtetit të kohës, por jo vetëm që nuk identifikohej me nazifashizmin, por në mënyrë të fashehur e të hapur mbështeste dhe përkrahte atdhetarët progresistë dhe lëvizjen e tyre antifashiste. Ndjekjet dhe burgosjet nuk ia ndryshuan bindjet dhe drejtimin politik, atdhetar dhe progresist, në përputhje me drejtimin e zhvillimeve historike dhe në anën e alenacës botërore antifashiste.
Rifat Berisha ishte njëri ndër promotorët e organizimit të Konferencës së Bujanit dhe miratimit të Rezolutës historike për të drejtë e vetëvendosjes dhe percaktimin e popullit të Kosovës për bashkim me Shqiperinë Nënë, rezolutë të cilën, me të drejtë, studiusi bashkëkohor Mark Veler, në librin e tij të botuar vite më parë, e quan pikëmbështetjen kryesore të aspiratave shqiptare. U zgjodh nënkrytar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosoves, por, praktikisht, ai funksionoi si Krytar i Frontit kombëtar Shqiptar dhe prijatar i Levizjes për bashkimin e trojeve shqiptare dhe bashkëpunoi me të gjitha ata që angazhoheshin për liri e bashkim kombëtar pa dallim nga bindjet e tyre politike e ideologjike.
Kur ne skene po shfaqej tradhëtia e udhëheqjes komuniste jugosllave, dhe nën petkun e ideologjise së saj demahogjike, po ringjallej shovinizmi gjakatar antishqiptar, Rifat Berisha jo vetëm që nuk u gjunjëzua por u zotua: “…Jua jap besën se do të jem nga ata që do t’ia kthjejnë pushkën armikut dhe do të Ju prij nëse ndodh tradhetia”…Dhe kështu ndodhi. Vendimet e Bujanit dhe premtimet e dhëna botërisht u shkelën me gjak. Nëvend të lirisë dhe vetevendosjes së proklamuar, Kososves iu imponua adminsitrimi ushtarak , dhuna dhe terrori I egër gjenocidal. Vasa Çubrilovic ndonjë vit më vonë do të emërohet serish ministër demografie në qeverinë e Titos dhe sërish u rikativizua plani për zhbërjen e shqiptarëve dhe serbizimin e Kosovës.
Populli I Koosves , sado qe ishte I befasura dhe I lodhur nga robëria e gjatë dhe luftërat shkatërruese, nuk u gjunjëzua. Krahas reziztences që po u benin terorit të kamufluar partizano-çetnik forcat e Levizjes Nacional Demokartike shqiptare dhe çetat e shumta atdhetare, nje rezistence e fuqishme po organizohej edhe ne gjirin e krahut antifashist nacional-clirimtar. Roberine e re po e kundeshtonin me fjale e me pushke ne nje ane Bedri Pejani, Idriz Gjilani, Marije shllaku e Gjon Serreci me shoke dhe ne anen tjeter Luftetare si Shaban Polluzha, Raif Halimi, me shoke, dhe veprimtare intelektuale si Xheladin Hana, Omer Cerkezi , Nexhat Agollli e sa e sa te tjere, midis te cileve padyshim qe shquhej Rifat Berisha qe kete rezistence e bente ne cilesine e deputetit dhe njerit nga drejtuesit kryesor te Keshsillit Antifashist dhe me vone të Komitetit Shqiptar te Kosoves.
Sipas të dhënave qe kishin mbledhur Rifat Berisha,Omer Çerekzi dhe Xheladin Hana ( atëherë drejtor dhe kryeredaktor i të vetmes gazetë shqipe në Kosovë dhe në viset tjera të ripushtuara shqiptare), vetëm deri në vitin ’48, në viset shqiptare të ripushtuara nga Jugosllavia ishin vrarë, maskruar e zhdukur pa gjurme rreth 86 000 qytetarë të pafajshëm shqiptarë/
Në personin e tij , por edhe në angazhimjn e tij politik, Rifat Berisha shkrinte drejtuesin politik dhe ushtarakun profesionist, duke I vendosur të dy këto komponenta në funksiuon të kombit dhe kauzes së tij. Ashtu si edhe më pare, ai kombinonte me mjeshtri punën dhe luftën institucionale me veprimtarinë e fshehte atdhetare. Pa hequr dore nga angazhimi institucional, kur u bind se kjo nuk mjfatonte ,ai u angazhua pa hamnedje jo vetëm për riorganizmin dhe sgrukturimin e Lëvizjes poltike për bashkimin e trojeve shqiptare, dhe të formacioneve guerile e ushtarke, në krye të të cilave Rifat Berisha kishte rol të veçantë
Rifat Berisha është padyshim njëri ndër pararendesit e organizimit të ri të pavarur politk e ushtarak çlirimtar, pas Luftës se Dytë Botërore, që do t’i sjellë Kosovës, Fitoren e shumëpritur.
Në këtë mënyrë Rifat Berisha, ashtu si edhe atdhetarë të tjerë të kohës, krijoi shembullin jo vetem të liderit politik e ushtarak që nuk ngashënjehet nga privilegjet e posteve politike e qeveritare, por edhe të familjes atdhetare që i bën rezistencë e oponencë gjithë regjimit të egër të dhunës dhe terrorit shovinist . Ishte kjo një sfidë e rëndë për Beogradin shvinist, i cili, i trimëruar me sukseset, në viset e ripushtuara, kishte mprehur dhëmbët për të gllabeëuar edhe gjithë Shqipërinë. Përgjigjja , prandaj edhe pritej të ishte e egër. Ashtu si edhe sa e sa shokë të tij Rifat Berisha u arrestua në pabesi dhe padyshim qe ai do të eliminohej si sa e sa atdhetarë të tjerë. Ajo që nuk e priste soldateska e atëhershme shoviniste ishte reagimi i rrufeshem i trimave të grupit gueril të Rifat Berishës dhe lirimi me forcën e armëve i prijesit të tyre të arrestuar.
Lufta e mëpastajme e pabarabartë dhe qëndresa heroike e Rifat Berishës me një grup të vogël bashkëluftetarësh ( Mustafë,Islam,Halit, Brahim dhe Jahir Berisha) edhe ata pa armatimin e duhur, kundër një formacioni shumëfish më numerik dhe iarmatsour deri në dhëmbë, është padyshim njëra nga epopetë më të lavdishme të kohës. Rënia heroike e Rifat Berishës me shokë e temrroi edhe më shumë shovinizmin antishqiptar, që u shpreh në represionin e gjere dhe brutal mbi familjen dhe farefisin e gjerë dhe figura të shquara dhe me autoritet anekend Drenicës, Llapushes e Anadrinisë.
Brutalitetit dhe egërsisë antishqiptare nuk i shpëtuan as pleqtë, gratë e madje edhe fëmijët, që si dënim u përjashtuan nga shkolla…
Në mesin e të burgosurve, të torturuarëve dhe të keqtrajtuarëve janë evidentuar edhe emrat e rreth njëzetë e pesë grave të moshave të ndryshme (Hasime Gegaj, Berisha, 80 vjeçare., Mirije Berisha, Tahire Zoga, Hyrë Plakiqi, Qamile Berisha, Hyrë Berisha, Elife Hoti, Berisha, Zade Çollaku, Hide, Hazir Berisha, Halime I. Berisha, Halime H. Berisha, Shefkie Berisha, Rabije Cakiqi,Berisha, Aze Drenica Berisha, Feride Ajvazi, Berisha, Zoje Dërguti, Berisha, Zyle Krasniqi, Berisha, Hanife Berisha, Xhemile Berisha,Hamide Berisha,Bukurije Berisha, Fatime Berisha,Hanife D. Berisha, dhe Vezire Berisha, 13 vjeçare…) (Shih: Shaban Braha. Rifat Berisha, figurë e shquar kombëtare. 1998.Tiranë)
Edhe përkundër humbjeve të mëdha dhe reprezaljeve mizore, beteja e Berishës dhe Gajrakut, ishte dhe mbetet përjetë shpallje me krisma lajmëtare dhe me këngë atdhetare e vendosmerisë dhe përbetimit të Kosovës dhe popullit të saj për të mos u pajtuar kurrë me qizmën shoviniste serbomadhe. Si e tillë ajo është paralajmerim i ringritjeve që do të vinin më vone dhe që do të kulmonin me Luftën e lavdishme dhe fitimtare të UCK-së dhe ushtrive tjera çlirimtare.
Si e tillë vepra e Rifat Berishes me shokë dhe e gjithë brezit të tij atdhetar qëndron në themelet e lirisë së Kosovës dhe si e tillë ajo do të kujtohet e nderohet gjithmonë dhe do të jetë burim frymëzimi e lartësimi për brezat,

Share.