Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, është shtrirë në një spital në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e problemeve me gurët në veshja.

45-vjeçari ka publikuar fotografi në profilet e tij në rrjetet sociale nga Qendra Emergjente e Klinikës Universitare të Kalifornisë.

Ai është shfaqur i shtrirë në një krevat të spitalit duke mbajtur maskë mbrojtëse, gjë që i ka shqetësuar fansat e tij.

“Akoma nuk mund ta besoj se si diçka e vogël vetëm 3 milimetra mund të bëjë aq shumë dëm”, ka shkruar Del Piero në përshkrimin e fotografive.

Legjenda italiane ka qenë pjesë e Juventusit gjatë viteve 1993-2012, ndërsa gjatë kësaj periudhe, mes tjerash, e ka fituar disa herë titullin e Serie A, Ligën e Kampionëve, Kupën Interkontinentale, si dhe është shpallur kampion bote me Italinë. /Tv Malisheva

Share.