Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil. Gjatë kësaj vizite Kurti ka folur për marrëveshjen e aviacionit mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij kjo nuk është një marrëveshje e plotë por një shprehje e interesit. Kurti është shprehur se Qeveria e Kosovës është për bashkëpunim rajonal dhe se bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm.
“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë atëherë kur kishte përfunduar negocimi dhe draftimi i saj. Ne jemi për bashkëpunim rajonal. Kushtetushmëria dhe ligjshmëria, dhe e dyta rentabiliteti ekonomik. Të gjitha bashkëpunimet tona do të duhet të jenë të qëndrueshme. Ajo nuk është marrëveshje në kuptimin e plotë, por shprehje e interesit. Ndodhemi në kushtet e pandmisë që ka ngrirë një varg aktivitetesh dhe edhe këtë”, tha Kurti./Tv Malisheva