Si pasojë e pandemisë, shumë prezantime të makinave nuk janë realizuar, pasi janë anuluar aktivitetet ku ato ishte planifikuar të shfaqeshin.

Kështu ndodhi edhe me modelet e reja nga Porsche, që nuk mund të prezantoheshin në organizimet e planifikuara, që u anuluan si pasojë e coronavirusit.

“Ne kemi dashur që ta prezantojmë në organizime tradicionale si në Pekin, apo në Tennis Gran Prix, por që të dyja u anuluan. Menduan ta prezantojmë në muze, por u mbyllen dyert edhe për muze”, ka thënë Frank-Steffen Walliser që është drejtues i linjës Porsche 911.

Duke parë që po rrjedhin imazhet e makinave të reja, ndërsa shumë të tjera janë parë duke u testuar, është vendosur që një prej modele të reja që i përket linjës 911 të prezantohen nëpërmjet internetit në 9:11 Magazine, si dhe përmes ueb-sajtit në një program televiziv.

“Jam shumë e entuziazmuar që ta shoh, se si do të duket ky version i ri”, ka thënë tenistja Maria Sharapova, lidhur me këtë makinë sportive.

Meqenëse ishte e pamundur të prezantohej deri më tani, Porsche ka treguar se kjo makinë nga linja 911 do të prezantohet të hënën, ndërsa është thënë se do të jetë shumë e bukur./ Tv Malisheva

Share.