La Liga ka marrë vendimin sa i përket stërvitjeve të skuadrave.
Sipas njoftimit të fundit të La Liga, skuadrat spanjolle mund të rifillojnë stërvitjet e tyre grupore duke filluar nga sot (18 maj).
Përkundër asaj që raportohej se skuadrat mund të stërviten me nga 14 lotjarë, në njoftimin e La Liga thuhet se 10 do të jetë numri maksimal i lojtarëve që lejohet të marrin pjesë në një seancë stërvitore.
Ky po cilësohet një hap i rëndësishëm për rikthimin e futbollit në Spanjë, i cili synon të bëhet më 12 qershor.
Në Spanjë, futbolli vazhdon të jetë i suspenduar qysh nga 12 marsi, për shkak të pandemisë Covid-19.