Në Premierligë ka filluar që të nxehet situata.
Skuadrat dhe lojtarët e Premierligës janë tejet të zhurmshme sa i përket kundërshtimit për rinisjen e sezonit.
Lojtarë të shumtë kanë ngritur zërin duke kërkuar që të respektohet fjala e tyre, kurse ka edhe trajnerë që kanë thënë se do të respektojnë çfarëdo vendimi që marrin lojtarët.
Por, ‘Sky Sports’ sot përcjell fjalët e kreut një skuadre të Premierligës, emrin të cilin nuk e kanë zbuluar, ku shihet se ai kërkon që lojtarët që refuzojnë të kthehen të mos paguhen.
“Unë vërtetë mendoj se ata nuk duhet të paguhen. Ne nuk jemi të sigurt se cila është situata në kontrata e tyre për momentin”, ka thënë zyrtari i një skuadre në Premierligë.
Kujtojmë se ishin emra si Troy Deeney, Danny Rose, Willian, Aguero e të tjerë, të cilët shfaqën dyshimet e tyre mbi rikthimin e mundshëm.