Ora e Madhe letrare e mbajtur sot në Stubull.

Sot u mbajt ora e madhe letërare në manifestimin letrar,kluturor e shkencor “Takimet e Don Mikelit” në Stubëll ku të pranishim ishin shumë dijetarë e profesorë të ndryshem nga të gjitha trevat Shqiptare.

Çmimin Agim Ramadani të vendit të parë Leonora Bruçaj – Keka,
Ndërsa vendin e dytë e mori i madhi i trevës sonë Prof.Dr Prend Buzhala nga Çabiçi poezinë “Me ilirishtet në Korin e Sibilave”,ndërsa vendi i tretë i takoj poetve nga Maqedonia e Shqipëria.

Juria për zgjedhjen e cmimeve Agim Ramadani ishte:Dr.Erenestina Halili,
Prof. Dr. Ymer Çiraku dhe prof. Mikel Gojani.

Manifestimi u hap, fillimisht, në Kishën e Shën Jozefit Stubëll,me fjalët përshëndetëse të imzot Dodë Gjergjit e të organizatorit të Manifestimit don Jeton Thaqit, me ligjëratën e dr. don Lush Ghergjit kushtuar figurës së Pjetër Bogdanit.

Mandej u zhvillua tribuna shkencore “Pjetër Bogdani në 330-vjetorin e kalimit në përjetësi”, me kumtesat:
1. Prof. Dr. Zeqirja Neziri (Shkup): “Lëvrues i prozës rrëfimore”,
2. Prof. Dr. Ymer Çiraku (Tiranë): “Pjetër Bogdani në studimet shqiptare”,
3. Prof. Dr. Anton Berishaj (Prishtinë): “Vepra e Pjetër Bogdanit dhe poetika e barokut”,
4. Dr. Erenestina Halili (Shkodër): “Filozofia e Imzot Bogdanit në ‘Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi’ “,
5. Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi (Shkup): “Pasqyrimi i toponimeve në veprën ‘Çeta e profetëve’ të Pjetër Bogdanit”
Program artistik: Malësori dhe Kori i Stubllës.
Botime: revista shkencore “Academia Stublae”

Urojmë të kemi dhe takime e ndodhi tjera si kjo që gjuhën tonë Shqipe ta qojm para aty ku e ka vendin.

 

Share.