Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave dhe fituesi i tetëfishtë olimpik nga Xhamajka Usain Bolt u bë baba për herë të parë të dielën, kur partnerja e tij e gjatë Cassie Bennett lindi një vajzë.

Lajmi u zbulua të hënën nga kryeministri i Xhamajkës Andrew Holness me një mesazh urimi në Twitter.

“Urime legjendës sonë të sprintit Usain Bolt dhe Cassie Bennett për lindjen e vajzës së tyre të vogël,” shkruan Holness.

Mbajtësi i rekordeve botërore në 100 dhe 200 metra konfirmoi në mars përmes mediave sociale se çifti ishte në pritje të lindjes së një vajze, e cila ishte dëshira e tij kur Bennett mbeti shtatzënë.

Bolt është i vetmi sprinter në histori që fiton medalje të arta në 100 dhe 200 metra në Lojërat Olimpike tre herë me radhë. Ai së pari pati sukses në vitin 2008 në Pekin, dhe pastaj e përsëriti të njëjtën gjë në vitin 2012 në Londër dhe 2016 në Rio de Janeiro.

Ai e përfundoi karrierën e tij në prag të ditëlindjes së tij të 31-të, pas Kampionatit Botëror 2017 në Londër, ku në garën e tij të fundit, stafetën 4×100 metra, ai lëndoi muskulin e kofshës dhe arriti në vijën e finishit me ndihmën e kolegëve nga kombëtarja. Kështu që ai mbeti në 11 tituj botëror, dy argjendi dhe një bronz fituan në kampionatet botërore të tij të fundit në garën 100 metra/TVMalisheva

Share.