Sonte është shëruar edhe një fëmijë nëntë muajsh nga Malisheva, që ishte prekur me COVID-19 javë më parë.
Në një komunikatë të Komunës së Malishevës thuhet se kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi e njëjta ka dalë negativ në dy testimet e fundit dhe konsiderohet plotësisht e shëruar.
Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës arrin në gjithsej 73, ndërsa raste aktive mbesin dy.
Komuna e Malishevës ka 76 raste me koronavirus, prej tyre një me përfundim fatal/TVMalisheva