Një video e kapur nga kamera e helmetës së një motoristeje ruse ka kapur momemtin e tmerrshëm të përplasjes së saj gjatë një gare shpejtësie në rrugë.

Motoristja e njohur si Speeder Sochi humb kontrollin në motorin e saj Kawasaki ZX-6R. Kamera e saj GoPro vazhdoi xhirimet edhe pas rrëzimit të saj.

Vajza e quajtur Angelina, 20 vjeç, pësoi gërvishtje dhe mavijosje në pjesën e pasme dhe këmbët e saj, por çuditërisht pa thyerje.

“I gjithë trupi im dhemb … Ju lutem, ambulanca”, thotë ajo ndërsa i afrohen disa qytetarë për ta ndihmuar.

Share.