Më 2 qershor pritet që të fillojë edhe zyrtarisht futbolli në Kosovë. Me ndeshjet e gjysmëfinaleve të DigitAlb Kupës do të rihapet sipari i edicionit 2019/20
Në takimin e mbajtur mes zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe përfaqësuesve të katër klubeve gjysmëfinaliste janë konfirmuar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve.
Përveç datave është vendosur që formati i Kupës të zhvillohet ashtu siç është me rregullore me dy ndeshje, vajtje-ardhje.
Prishtina ndeshjen e parë kundër Drenicës e zhvillon më 2 qershor në “Fadil Vokrri”, kurse tre javë më vonë më 17 qershor, Drenica është vendase në ndeshjen e kthimit në “Bajram Aliu”.