Bundesliga gjermane u rikthye me derbin Borussia Dortmund – Schalke, që është ndër më të mirët në Gjermani.

Natyrisht, edhe rivaliteti mes tifozëve është shumë i madh.

Kësaj radhe shkaku i pandemisë COVID-19 këtë fundjavë derbi në fjalë u zhvillua pa tifozë.

Megjithatë, tifozët kanë gjetur një mënyrë të veçantë për t’u bashkuar dhe ta ndjekin bashkë ndeshjen.

Në vende të caktuara u vendos një ekran gjigand, që transmetonte ndeshjen dhe shumë njerëz u afruan aty me makinat e tyre, duke e ndjekur nga brenda makinës.

Diçka shumë e veçantë kjo, e cila tashmë mund të përdoret edhe në vendet e tjera.

Share.