Mbyllja e ekonomisë amerikane për shkak të pandemisë paraqet një rrezik dëmtimi të qëndrueshëm, tha sot sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, gjatë një seance dëgjimore në Senat.

“Megjithatë, rihapja e ekonomisë duhet të bëhet në një mënyrë të ekuilibruar dhe të sigurt, përballë COVID-19”, shtoi ai.

Ndërkohë presidenti Donald Trump u ka kërkuar kompanive të rihapin makinerinë ekonomike, edhe pse ekspertët paralajmërojnë se një rihapje e parakohshme mund të çojë në një valë të re të përhapjes së pandemisë.

Sipas Mnuchin, papunësia pritet të mbetet e lartë në tremujorin e dytë, që është edhe arsyeja pse qeveria e sheh kaq të rëndësishme rikthimin e njerëzve në punë të sigurt.

“Ne presim që kushtet ekonomike të përmirësohen në tremujorin e tretë dhe të katërt, si edhe vitin e ardhshëm”, theksoi Mnuchin.

Ministri i Donald Trump-it u dëgjua, së bashku me kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, nga komiteti bankar i Senatit, për rezultatet e para të planit gjigant të rimëkëmbjes së ekonominë amerikane dhe masat që do të merren. /AFP

Share.