Dëshironi t’i lumturoni familjarët apo mysafirët me ëmbëlsira dhe gurabije të shijshme, ndërsa nuk ju kanë dalë të mira?

Nëse nuk jeni të sigurt se ku keni gabuar, lexoni dhe mësoni se cili mund të jetë shkaku.

Me ndihmën e këtyre këshillave do të gatuani gurabija më të mira.

Nëse gurabijet janë tepër të forta apo keni vënë tepër mielli ose jo mjaft vaj apo brumin tepër shumë e keni ngjeshur, ose mund të ndodhë që gurabijet i keni pjekur shumë.

Nëse gurabijet janë më të errëta do të thotë që keni vënë ose tepër sheqer, ose i keni pjekur në temperaturë të lartë, ose mbase i keni pjekur tepër shumë.

Nëse gurabijet thërrmohen shumë me siguri keni vënë pak vezë porse nuk e keni ngjeshur brumim siç duhet, por mund të ndodhë që keni vënë tepër ndonjë prej këtyre përbërësve: vaj, sheqer, mjete për bymim (sodë bikarbonati, pluhur për ëmbëlsira apo tharmë).

Nëse gurabijet humbin trajtën dhe janë pa formë atëherë keni shtuar në përbërës tepër vaj, sheqer apo mjete për bymim, gjithashtu mund të ndodhë që nuk kanë mjaftueshëm miell apo brumi ka qenë tepër i ngrohtë para pjekjes, por është e mundshme që temperatura e furrës ka qenë e ulët apo ka pasur tepër vaj në tepsi e pjekjes. /Tv Malisheva

Share.