Tani që Real Madridi është lejuar të kthehet në stërvitje grupore prej deri në dhjetë lojtarë, Zinedine Zidane e ka ndarë skuadrën e tij në tri pjesë.
Pasi që Luka Jovic dhe Mariano Diaz janë të lënduar dhe nuk kanë mundësi të stërviten, Real Madridi i ka në dispozicion aktualisht 22 futbollistë.
Strategu francez Zidane e ka ndarë skuadrën e tij në tri pjesë – në njërin grup i ka përfshirë mbrojtësit, ndërsa në dy grupet e tjera mesfushorët dhe sulmuesit.Grupi i parë përbëhet nga Eder Militao, Raphael Varane, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Nacho dhe Marcelo, si dhe mbrojtësi i ekipit të të rinjve, Javi Hernandez.Casemiro, Luka Modric, Isco, Gareth Bale, Rodrygo Goes, Brahim Diaz dhe Marco Asensio e përbëjnë grupin e dytë.Në fund, Toni Kroos, Fede Valverde, Lucas Vazquez, James Rodriguez, Vinicius, Karim Benzema dhe Eden Hazard janë shtatë lojtarët që e përbëjnë grupin e tretë.
Asensio dhe Hazard kishin të veshura përparëse të verdha mbi fanellat e tyre, në mënyrë që lojtarët e tjerë të jenë më të kujdesshëm me ata të dy shkaku se sapo janë kthyer nga lëndimet.
Për shkak se dy grupet e fundit janë të përbëra nga shtatë lojtarë, trajneri francez u pa duke marrë pjesë në të dyja grupet gjatë stërvitjeve, në mënyrë që të ketë baraspeshë në skuadër./Tv Malisheva