Pas raportimit nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se është kërcënuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, kërkesë për hetim për këtë rast ka bërë zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi.
Megjithatë, Bytyçi, përmes një postimi në “Facebook”, kërkesën për hetim e ka bazuar edhe në dyshimin e tij se ky kërcënim mund të jetë sajesë e Kurtit për, siç tha ai, “të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët”, dhe për t’i “kërcënuar e frikësuar gjyqtarët” e Kushtetueses.
“Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai./Tv Malisheva