Gjykata Kushtetuese ka afat deri më 28 maj të marrë vendimin finale rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.

Ndërkohë që të gjithë janë në pritje të këtij vendimi, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka konsideron se vendimi do të merret në favor të partisë së parë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që po kërcënohen gjyqtarët.

“Dhënia e afatit është bërë për shkak të presionit që i është bërë Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Zeka në Info Magazine./ Tv Malisheva

Share.