Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi deklaroi se nuk heqë dorë nga deklarata e tij për shembjen e teatrit në Tiranë, pas komenteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Rama në një debat televiziv kur u pyet si i komenton deklaratat e Abazit për shembjen e teatrit, tha se e nuk njeh atë dhe nuk i bëjnë përshtypje deklarimet e tij.

Abazi  fajësoi Ramën se po qeveriset me oligarkët, kurse deklaratën e kryeministrit Rama e quajti tentim për t’i ikur debatit për demokracinë.

“Kam dëgjuar me kujdes i kam përcjell deklaratat e kryeministrit Rama. E para kur themi jemi një se ka një kuptim. Shqiptarët këndej kufirit e andej kufirit janë të ndarë, por nuk do të thotë se nuk mund të bashkëpunojnë e bashkëndërtojmë”.

“Deklarata ime ka qenë si një njeri që është mirë i njoh zhvillimet rreth teatrit me që dy vite e gjysme që lëvizja për mbrojtjen e teatrit kanë qenë aktive dhe kam qëndruar disa herë atje kam parë disa shfaqje ne atë teatër”, tha ai.

Me tej, Abazi ritheksoi vlerën e tetarit për kombin shqiptar i ndërtuar me qindra vite, e që sipas ti,j shembja do të ishte e pranueshme vetëm nëse do të ndërtohej një konsensus me qytetarët ashtu siç është e shkruar edhe me referendum.

“Ajo është një vlerë e gjithë kombit shqiptar ku është derdh djers dhe është ndërtuar vlerë për gjithë ne. Shembja do të ishte e pranueshme vetëm kur të ndërtohet një konsensus me qytetarët për të diskutuar sepse në fund qeveritë janë të përkohshme kurse populli e qytetarët janë të përhershëm”.

“Ne marrim mandat katër qeveritar në emër të programit qeverisës, por nuk shembin ndërtesat e vlera që janë ndërtuar qindra vite e as nuk marrim vendime të vetme”.

Me tej, zëvendëskryeministri thotë se këto vendime vijnë si rezultat i mos qeverisjes me qytetarët. por me oligarkët e me interesa të veçanta

.“Deklarata e kryeministrit sikurse kanë tentuar një të shmangën debatit të rëndësishëm për demokracinë që mungon në Shqipëri, Kosovë e gjithandej në Ballkan. Kjo është arsye se pse kemi rezultate të dobëta të qeverisjes sepse po qeverisim pa qytetarët e me oligarkët e me interesa të veçanta”.

“Unë nuk tërheqim nga deklarata që kam shkruar sepse është e qartë se kemi shumicë të varfër e pakicë të pasur nga transizione të dhimbshme që kanë kaluar vendet tona”, shtoi Abazi.

Mes tjerash, Abazi ka folur edhe për protestat që janë mbajtur në Tiranë pas shembjes së tetarit për të cilat tha janë instrument demokratik sa herë që Qeveria shkel të drejtat për tu dëgjuar përbrenda politikbërjes.

“Protesta është instrument demokratik sa here që qeveria shkel të drejtat për tu dëgjuar përbrenda politik-bërjes. Nuk ka demokraci të shendosh nëse nuk kemi qytetari aktive e cila gjatë gjithë kohës duhet të mbajë në transparencë të plote vendimin e institucioneve te veta”, u shpreh Abazi./Tv M alisheva

Share.