Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se është shqetësuar nga raportimet për dëmet në bujqësi që janë shkaktuar nga breshëri në disa komuna të Kosovës.
Mandatari i LDK-së për kryeministër, tha se në programin për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë së tij janë paraparë dyfishim i subvencioneve në bujqësi krahas masave të tjera për mbështetje.
Postimi i tij i plotë në Facebook
Me shqetesim dhe keqardhje po i percjell raportimet per demet ne bujqesi nga bresheri ne disa komuna neper Kosove. Ministri i Bujqesise bashke me komunat perkatese duhet te evidentojne keto deme dhe te shfrytezohen te gjitha mundesite per mbeshtetje te bujqeve te demtuar.
Ne programin per rimekembje ekonomike te Qeverise se re kemi parapare dyfishim te te gjitha subvencioneve ne bujqesi, krahas masave tjera per mbeshtetje te kresive bujqesore dhe investimeve publike sisteme te ujtjes. Keto masa ne detale do te prezantohet ne ditet ne vijim dhe do te miratohen ne mbledhje e pare te Qeverise se re./ Tv Malisheva