Mandatari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme do t’i paraqesë programin qeverisës grupit parlamentar të partisë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, por pa dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, KosovaPress mëson se mbledhja do të mbahet në selinë e partisë nga ora 13:00.

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër Avdullah Hotin, por ky dekret është kontestuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Kushtutuese. Kjo e fundit deri më datën 29 të këtij muaji do të vendosë nëse ky dekret është kushtetues apo jo.

LDK ka arritur tashmë marrëveshje për koalicion qeverisës me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe partitë tjera të komuniteteve jo shumicë./Tv Malisheva

Share.