Kompanitë Apple dhe Google kanë lëshuar një mjet softueri, që do të bëj të mundur për të gjithë vendet e botës të lansojnë aplikacionin për gjurmimin e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, ajo u ofron zhvilluesve mundësinë e përdorimit të shtuar të Bluetooth, për të zgjidhur një problem që aplikacionet ekzistuese të iPhone ndonjëherë dështojnë të gjurmojnë njëra-tjetrën.

Megjithatë pronarët e pajisjeve Android dhe iOS do të duhet të kryejnë azhurnime të sistemit.

Ndërkaq disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe – kanë ndjekur një qasje tjetër.

“Lansimi i këtyre aplikacioneve së bashku me azhurnimet e sistemit operativ do të jetë një moment i duhur për zhvillimin dhe miratimin e aplikacioneve për gjurmimin e afërsisë”, tha Marcel Salathe, një epidemiolog në institutin kërkimor zviceran EPFL.

Apple dhe Google thanë se agjencitë e shëndetit publik nga 22 vende kishin kërkuar tashmë të testonin sistemin./Tv Malisheva

Share.