Prishtinë – 24 shtator 2019
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim kurtuazie ambasadoren e re të Francës në Kosovë Marie Christine Butel, ku diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional.

Me këtë rast, Ministri Hamza e uroj Ambasadoren Butel për pozitën e re dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë Marie Christine Butel falënderoi ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Francës për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen, sidomos në projektet e përbashkëta të cilat tashmë janë në proces të zhvillimit.

Share.