Në aktivitete të ndryshme ku prezantohet makinat e reja, shfaqen edhe modele shumë të çuditshme, prej të shumë pak hyjnë ndonjëherë të prodhim.

Të gjithë janë befasuar gjatë vitit të kaluar në Tokyo Motor Show, kur Toyota e shfaqi makinën që mbushet me rrymë LQ, që ka pamje shumë të çuditshme.

Derisa është menduar se kjo makinë do ta ketë fatin e njëjtë sikur të tjerat që e kanë këtë dukje, ndodhë pikërisht e kundërta, pasi së shpejti atë makinë Toyota do ta vënë në prodhim.

Raportohet se vetura do të hyjë ën prodhim, pikërisht me këto dritare gjigante, si dhe me dritat ovale që ia zëvendësojnë ato diagonale. Vetëm se rrotat e pasme, nuk do të jenë kështu të mbuluara, pasi mbrojtëset do të jetë shumë më të hapura.

Pamja e Toyota LQ nuk është aq e rëndësishme, sa niveli i teknologjisë që thuhet ta kenë në brendi, ndërsa do të ketë edhe nivel të kartë të autonomisë.

Të integruar në sistemin e softuerit, kjo makinë do ta ketë edhe sistemin Yui, që ofron ndërveprim me shoferin, për lehtësimin e komandave dhe vozitje shumë më të mirë./ Tv Malisheva

Share.