Trofeu i kampionit të Premier League do të duhej të ishte tani në duart e Tom Wernerit, kanë njoftuar të premten mediumet e huaja.

Këtë vikend do të duhej të mbahej parada e triumfit të ekipit nëpër rrugët e qytetit të Liverpoolit. Por, pritja për t’i dhënë fund shterpësisë 30-vjeçare për titullin e kampionit po vazhdon te skuadra e Liverpoolit.

Kjo për shkak të përhapjes së koronavirusit, pandemi që pezulloi futbollin që nga muaji mars. Në vend të festimit të titullit, kryetari i Liverpoolit, Werner, është duke analizuar procedurat shëndetësore për t’u siguruar se është e sigurt për ekipin e tij që të stërvitet sërish.

Atëherë, hapa të mëtutjeshëm mund të bëhen në rrugën e rifillimit të edicionit gjatë kohës së pandemisë.

“Duke lexuar përmes protokolleve, jam duke u përpjekur të përvetësoj fjalët që kurrë nuk kam menduar se i kam ditur një muaj më parë”, thotë Werner.

“Distanca sociale … të gjitha këto gjëra”.Skuadra e trajnerit Juergen Klopp prin në tabelë me 25 pikë më shumë se përcjellësi i dytë, kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro të pazhvilluara/Tv Malisheva

 

Share.