Kuzhinieri i famshëm kështu e përgatit këtë ushqim të shijshëm!

Përbërësit:

– 750 g mish të bluar viçi;
– 1 hudhër e plotë, plus 4 thelpinj hudhre;
– 2 lugë të vogla të kafes sodë bikarbonati;
– 1 lugë të vogël spec i bluar;
– 1 vezë;
– 150 ml ujë mineral;
– vaj ulliri;
– 6 speca të kuq;
– 2 patëllxhanë;
– majdanoz;
– 2 limonë;
– vaj ulliri ekstra të virgjër;
– 1 qepë;
– 6 tortilja;
– spec djegës (sipas dëshirës);
– ajkë e thartë.

Përgatitja:

Qëroni dhe shtypni 4 thelpinj hudhre dhe vendosni në një tepsi të madhe. Shtoni të gjithë mishin e bluar dhe përzieni. Qitni pak sodë bikarbonati dhe spec të bluar dhe erëza sipas shijes.

Qitni vezët dhe shtypni me duar përzierjen. Shtoni sa të jetë e nevojshme ujë mineral në mënyrë që përzierja të bëhet e lëmuar.

Ndani mishin në 10 deri 12 copë në formë qebapi, përafërsisht 10 cm të gjatë dhe 2 cm të gjerë. Qitni në tepsinë e lyer me vaj, mbuloni me folie plastike dhe futeni në frigorifer.

Për ajvar, nxehni furrën në 230 gradë Celsius. Në një tepsi tjetër qitni specat, patëllxhanët dhe qepën e paqëruar dhe piqni në furrë 30 deri në 40 minuta, derisa lëvorja e perimeve të nxihet pak.

Kur specat dhe patëllxhanët të piqen, qitni në tepsi, mbuloni me folie plastike dhe lini afërsisht 20 minua. Kur të ftohen pak, qëroni koren dhe hiqjani kërcejtë, dhe grini perimet.

Shtrydhni 6 thelpinj të pjekur hudhre dhe shtoni lëngun perimeve. Shtoni edhe majdanozin, pastaj të gjitha grini bashkë.

Pasi që t’i keni grirë të gjitha perimet, qitni erëza me pak kripë dhe piper, shtrydhi 1 limon dhe shtoni mjaft vaj. Lëreni enën.

Pastaj grini imët majdanozin e mbetur dhe qiteni në tepsi. Qëroni, grini imët qepën dhe shtojeni në tepsi dhe pas kësaj në të shtrydhni limonin tjetër. Përzieni të gjitha dhe vendosni në enë.

Drejtpërdrejt para se të planifikoni të shërbeni ushqimin, nxehni tortilat dhe qitni në tigan në shporet. Kur tigani të nxehet, piqni qebapët afërsisht 10 deri 12 minuta derisa të piqen.

Për shërbim lyeni me ajvar sipër tortilave, qitni në to disa qebapë dhe nga një spec djegës. Anash qitni nga një lugë ajkë dhe rrathët e mbetur të qepës si dekorim./ Tv Malisheva

Share.