Milot Rashica është në një krizë të madhe, po ashtu si edhe Werderi, teksa numëron 10 ndeshje pa arritur që të gjejë rrjetën.
Kritika të mëdha kanë ardhur në këto kohë nga figura të ndryshme sportive edhe për sulmuesin kosovar, duke thënë se nuk po luan si më parë pasi ka largimin në mendje.
Dhe tash, trajneri i Werderit, Kohfeld poashtu ka kritikuar paksa yllin e Kombëtares “Dardane”, duke shtuar se i ka munguar fokusi.
“Kam folur shumë me Rashicën. E vërtetë është që nuk po përshtatet dhe gjen liri në fushë si në fillimin e sezonit”.
“Mendoj që kohëve të fundit nuk ka qenë plotësisht i përqëndruar por tani është bërë edhe baba, prandaj mendoj se do kthehet me energji pozitive”, tha Kohfeld./ Tv Malisheva